Pas darkës miqësore një natë më parë në Elbasan, tre liderët e nismës së Ballkanit të Hapur u ulën në samitin ku u nënshkruan marrëveshjet e para shumë të rëndësishme për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve.
Samiti u mbajt në Pallatin e Brigadave dhe si zoti i shtëpisë, kryeministri Rama tha se marrëveshjet e nënshkruara përcaktojnë një shumë të rëndësishëm para drejt objektivit që është liria e plotë e lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve e shërbimeve.
“Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Haur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë pasi është një nismë tërësisht përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje. Në fushën e lëvizjes së mallrave, sot do të nënshkruajmë marrëveshjen tripalëshe të kafshëve të gjalla dhe njohjes së ndërsjellë të dokumentacionit të lëshuar dhe zbatimin e memorandumit dhe kalimit të mallrave mes nesh të treve që është nënshkruar tashmë korrikut tashmë. Do të nënshkruajmë marrëveshjen edhe për fushën e veterinarisë”, tha Rama.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se Ballkani i Hapur është një inisaitire që do krijojë të ardhmen e fëmijëve tanë.
“Po të hapim kufijtë objektivi më i rëndësishëm është që të lidhim qytetarët, njerëzit tanë. ata që kanë menduar për të shkuarën më shumë se për të ardhmen. Tregtia do të jetë më e lehtë, janë çështje tejet të rëndësishme për shumë nga qytetarët tanë, ne të tre së bashku ose të gjithë së bashku do të duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm, sepse njerëzit dëshirojnë të shikojnë më shumë rezultate,më ka ardhur pak në majë të hundës që do të duhet të japim justifikime për hiç gjë. Pse duhet t’u kërkojmë ndjesë për këtë iniciativë, nuk kemi arsye të japim ndjesë atyre që nuk janë pjesë”, tha Vuçiç.
Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, foli për herë të fundit në samitin e Ballkanit të Hapur.
“Kemi suksese për të treguar, rezultate se grupi i punës ka bërë punë të shkëlqyer. Kemi hapa të dukshëm për të treguar, kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Zaev. Këtu kemi edhe kryeministrin e ardhshëm, edhe zv.ministrat që i kemi tërësisht mbështetës të kësaj iniciative, që do të sjellin vetëm të mira. Kjo iniciativë do të vijojë me suksese të mëtejshme në të ardhmen dhe do të njihet nga të gjithë si e tillë. Ne do të vijojmë për t’i treguar Evropës se dimë të punojmë së bashku dhe të arrijmë suksese”, tha Zaev.
Top Channel