Një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Shqipëri, grupi i rithemelimit të PD-së, ka mbërritur në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

28 anëtarëve të komisionit të rithemelimit të PD-së i printe ish-lideri i kësaj partie, Sali Berisha.

Në selinë blu aktualisht po zhvillohen dy mbledhje paralele, ku me herët Lulzim Basha kishte mbledhur anëtarët e grupit parlamentar në një nga sallat e selisë, apo siç njihet ndryshe si salla e grupit.

Po ashtu, ish-kryeministri Berisha kur është futur në mjediset e brendshme të selisë së partisë dyert e sallave i ka gjetur të mbyllura, ndërsa mbështetësit e tij janë detyruar t’i hapin ato me forcë.

Berisha dhe mbështetësit e tij janë vendosur tek salla e konferencave për të vijuar mbledhjen me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Kjo është hera e tretë që grupi i rithemelimit të PD-së shkon në selinë blu.

Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit.

Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA