Policia e Parisit liron pengjet, ndalon pengmarrësin e armatosur, nis hetimin e motiveve (fotot)

21/12/2021 20:13

Policia franceze kishte nisur sot hetimet fillestare pas arrestimit të sulmuesit të armatosur me thikë që mbajti peng dy gra në një dyqan deri në orët e para të mengjesit.

Pas negocjatave të gjata me oficerët i dyshuari kishte liruar fillimisht nënën dhe disa orë më vonë dhe të bijën e mbajtur peng.

Autoritetet thanë se kanë nisur hetimet e motiveve të tij por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Mbrëmë mediat franceze thanë se sulmuesi i rrethuar nga policia kërkonte të kontaktonte me ministrin e drejtësisë dhe me avokatin e Omar Raddad.

Raddad, eshte një ish-kopshtar maroken i dënuar në 1994 për vrasjen e punëdhënëses së tij të pasur Ghislaine Marchal.

Raddad ka kryer tashmë dënimin e tij por ka insistuar gjithmonë se është i pafajshëm dhe kërkon të pastrojë emrin e tij.

Burri i armatosur me thikë mbajti peng të paktën dy gratë nënë e bijë në një dyqan materialesh ndërtimi që prej orës lokale 16.00 te se henes.

Policia kishte ngritur një perimetër sigurie në zonë ndërsa disa burime identifikonin sulmuesin si problematik prej sëmundjeve mendore.

Zv. kryebashkiaku i Parisit, Emmanuel Grégor, nxiste njerëzit të shmangin zonën ndërsa kishte shkuar personalisht në vendngjarje.

 

FOTO GALERI
1/3
Një burrë i armatosur me thikë mbante peng të paktën dy gra në dyqan prej orës lokale 16.00 dhe kërkonte të fliste me ministrin e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA