Burri i armatosur merr peng gratë në dyqanin në qendër të Parisit (fotot)

20/12/2021 18:43
Raddad, një ish-kopshtar maroken është dënuar në 1994 për vrasjen e punëdhënëses së tij të pasur Ghislaine Marchal.

Policia në Paris iu përgjigj mbrëmjen e të hënës një situate pengmarrjeje në një dyqan në zonën 12 Arrondissement në qendër të Parisit.

Sipas raportimeve një burrë i armatosur me thikë mbante peng të paktën dy gra në dyqan prej orës lokale 16.00 dhe kërkonte të fliste me ministrin e drejtësisë.

Policia ka ngritur një perimetër sigurie në zonë ndërsa disa burime identifikonin sulmuesin si problemik prej sëmundjeve mendore.

Zv. kryebashkiaku i Parisit, Emmanuel Grégor, nxiti njerëzit të shmangin zonën ndërsa tha se po shkonte personalisht në vendngjarje.

Mediat franceze than se sulmuesi kërkonte gjithashtu të kontaktonte me avokatin e Omar Raddad.

Raddad, një ish-kopshtar maroken është dënuar në 1994 për vrasjen e punëdhënëses së tij të pasur Ghislaine Marchal.

Raddad ka kryer tashmë dënimin e tij por ka insistuar gjithmonë se është i pafajshëm dhe kërkon të pastrojë emrin e tij.

 

Top Channel