Pentagoni po vlerëson nevojat ushtarake të Ukrainës

21/12/2021 03:13

Një ekip zyrtarësh nga Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së udhëtoi për në Ukrainë për të biseduar për nevojat e Kievit për mbrojtjen ajrore, njoftoi sot zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Një ekip i vogël i Pentagonit udhëtoi në Ukrainë për bisedime mbi mbrojtjen ajrore”, tha Kirby në një konferencë për shtyp.

Një zyrtar amerikan konfirmoi se një grup zyrtarësh ushtarakë amerikanë ishte kthyer së fundi nga Ukraina, por se ministria nuk ishte ende gati të fliste më në detaje rreth vizitës. Kirby, ndërkohë, tha se Forcat Ajrore të SHBA do të vazhdojnë të fluturojnë mbi Detin e Zi në përputhje me rregulloret ndërkombëtare.

“Ne do të vazhdojmë të fluturojmë dhe të jemi aty ku e lejon ligji ndërkombëtar”, tha Kirby, duke shtuar se Deti i Zi është pjesë e ujërave ndërkombëtare.

“Ne po vazhdojmë të punojmë, nuk mendoj se do të ketë ndryshim”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA