Pacolli tregon detaje nga vendi që pritet ta njohë Kosovën

21/12/2021 02:20

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se një delegacion i shtetit që do ta njohë Kosovën do të vijë sot. Ai tha se shteti që do ta njohë Kosovën vjen nga kontinenti i Afrikës.

“Delegacion i atij shteti do të jenë përfaqësues nga ministria e Jashtme. Është shtet i Afrikës vetëm 54 shtete janë aty. Zëvendësministri sigurisht nuk e di fare se kush është duke ardhur dhe unë jam pak i çuditur. Por e di që presidentja e ka marrë mesazhin tim dhe delegacioni vjen nesër. Presidenti i këtij vendi e pret presidenten tonë në atë vend që në janar menjëherë ta vizitojnë atë”, tha Pacolli.

Lidhur me këtë, ai tha se ka informuar edhe kryeministrin Albin Kurti, por ky i fundit nuk ia ktheu mesazhin.

“Unë nuk kam marrë asnjë feedback nga kryeministri, por kam marrë presion nga ky shteti që duhet të kryhen këto vizita para festive dhe ata janë nisur rrugës. Ndihem i zhgënjyer që kryeministri nuk më thotë faleminderit kreu i ARK-së, ish-ministër apo kushdo që jam. Por unë i shkruaj presidentes dhe ajo më thotë po unë jam në kontakt me këtë shtet dhe po punojmë me të”, tha Pacolli.

Top Channel