Izraeli ndryshon ligjet e zjarrit, mund të qëllojë me armë ndaj çdo palestinezi që lëshon gur në protestë (fotot)

21/12/2021 18:37

Ushtria e Izraelit ka ndryshuar rregullat e saj për hapjen e zjarrit në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor duke u lejuar trupave të qëllojnë ndaj protestuesve palestinezë që lëshojnë gurë dhe mjete të tjera ndaj civilëve ose makinave, edhe nëse nuk përbëjnë një rrezik të menjëhershëm.

Politika e re raportohet se është vënë në zbatim një muaj më parë për ushtrinë e Izraelit por nuk ishte bërë publike.

Një zëdhënës i ushtrisë e konfirmoi atë sot për të përditshmen ‘Times of Israel’ pasi raportimet për rregullaat e reja të zjarrit nisën të shfaqeshin në rrjetet sociale.

Sipas rregullave të reja ushtarët mund të zbatojnë protokollin e plotë të arrestimit dhe të ndalimit me zjarr nëse palestinezët qëllojnë me gur ose lëshojnë shishe molotov ndaj automjeteve, madje edhe në rastet kur subjekti nuk ka asnjë send në dorë.

Më parë ushtarëve u lejohej të qëllonin në ‘tentativën e arrestimit’ kur autori ishte duke kryer aktin e lëshimit të gurit ose të bombës artizanale me zjarr.

Zëdhënësi i ushtrisë tha se amendamentet nevojiteshin që përgjegjësit “të mos shmangin përgjegjësinë për veprimet e tyre”.

Por ai qartësoi se trupave u kërkohet të bëjnë një paralajmërim verbal dhe të qëllojnë në ajër para se të përdorin “forcë vrasëse”.

Zëdhënësi shtoi se përsëri “preferohet” arrestimi ‘mundësisht’ pa përdorimin e armëve.

Ndryshimet janë vënë në dyshim nga ekspertët ligjorë, sidomos për pjesën e përdorimit të zjarrit ndaj një të dyshuari që është duke u larguar me vrap.

Ish-prokurori ushtarak vendas Liron Libman, tha për Times se “një person që po largohet nuk përbën kërcënim” prandaj përdorimi i armës duhet të jetë vetëm mjeti i fundit.

Eliav Lieblich, profesor ligji në universitetin e Tel Aviv University, th se rregullat e reja bien ndesh me lijet ndërkomëbtare të konfliktit pasi në Bregun Perëndimor nuk ka një konflikt aktiv.

FOTO GALERI
2/3
Ushtria e Izraelit ka ndryshuar rregullat e saj për hapjen e zjarrit në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA