Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, besohet se është duke ndërmarrë veprime ligjore pasi u vu në shënjestër të thashethemeve se ajo kishte lindur mashkull dhe quhet Jean-Michel Trogneux.
Sipas medieve të huaja, thashethemet për gruan 68-vjeçare të presidentit francez, Emmanuel Macron kanë qarkulluar në mediet sociale në Francë nën hashtagun #JeanMichelTrogneux.
Zonja e Parë synon të nisë procedurat dhe të bëjë ankesë kundër nxitësve të teorisë së konspiracionit.
Teoria e diskutueshme u publikua në një revistë të ekstremit të djathtë “Faits et Documents” në muajin shtator, që pretendonte se një hetim tre-vjeçar i mbështetur nga ‘shumë ekspertë’ e bëri këtë pretendim.
Revista mujore prej 12 faqesh, e cila ka publikuar një sërë teorish të çuditshme rreth personazheve publike, thuhet se akuzoi Zonjën e Parë se ishte lindur si burrë dhe quhej Jean-Michel Trogneux.
Top Channel