Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit/ Rama: Bujqësia jetike për ekonomitë e vendet tona

21/12/2021 12:39

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë Forumit të Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal që po mbahet këtë të martë në Tiranë, bashkë me homologun e tij maqedonas, Zoran Zev dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, theksoi se bujqësia është jetike për ekonominë e Ballkanit.

Ai u bëri sërish thirrje tre vendeve që ende nduk pranojnë të jenë pjesë e ”Open Balkan”, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

“Kjo platformë shumë bazë e jetike nuk u ndërtua, tregu rajonal, por sot ne e themeluam me nënshkrimin tonë, që nga janari i vitit të ardhshëm do të shohin përfitimet e këtij nënshkrimi. Ky takim i parë do të jetë vetëm nisja e një punë midis jush së bashku që tashmë është koha për të punuar shumë më tepër në bazën e dijes. Duke pasur përparësi të qeverisë sonë. Prej këtej e tutje të çelni një treg të përbashkët shkëmbimesh, dhe për të synuar arritjen e programeve të përbashkëta. Bujqësia është jetike për ekonomitë e vendet tona, kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Mos hezitoni të vini drejtpërdrejt tek ne, aty ku duhen bërë përpjekjet më të mëdha për ta bërë këtë shteg të përbashkët”, tha Rama.

Pesë marrëveshjet që u nënshkruan janë:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS)

Top Channel