Listës së gjatë të lojtarëve të infektuar me Covid-19 te Reali i Madridit i shtohet edhe mesfushori spanjoll Isco.

Në testet që kanë kryer sëfundmi përveç austriakut David Alaba ka rezultuar i infektuar edhe Isco që gjithashtu do të jetë një mungesë për trajnerin Carlo Ancelotti në sfidën e së mërkurës në mbrëmje ndaj Athletic Bilbaos, ndeshje të cilën madrilenët do të luajnë në transfertë, takim i vlefshëm për javën e 21-të të La Ligas.

Përveç Alabas dhe Iscos për shkak të COVID-19, Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion edhe Asension, Bale, Lunin, Marcelon, Modric dhe Rodrygon. I skualifikuar është Casemiro ndërsa i dëmtuar është Dani Carvajal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA