Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar një mesazh ku thotë se Shqipëria duhet të oshëtijë edhe njëherë nga shpresa.
Sipas kryedemokratit, politika ka bërë dëm të madh dhe shton se janë vendosur me vetëdije përballë trekëndëshit të Bermudës, me të cilin ka etiketuar, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Basha thotë se interesi i tyre është të mbajë Shqipërinë në këtë gjendje, por thekson se PD ka vullnetin për ta kthyer ashtu sic e duan shqiptarët por duhet të ndërtohen urat e besimit aty ku mungojnë.
Mesazhi i Bashës:
Të oshëtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa, jo nga dëshpërimi. A është e mundur?! Është plotësisht e mundur. A është e vështirë?! Është shumë e vështirë. Dëm të madh ka bërë politika dhe pikërisht këta që përmende, dinosaurët, unë e quaja karuseli, ju e quanit dinosaurët e politikës.
Ndaj, po, jo vetëm është e mundur por do të ishte mëkat i pafalshëm nëse tani, që jemi çliruar nga kjo ngarkesë negative, tani që jemi vendosur me vetëdije përballë tyre, përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, në kuptimin e një trekëndëshi politik 30 vjeçar që ka interes ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe jo ashtu siç e duan shqiptarët. Pa diskutim, Partia Demokratike disponon dhe unë kam vullnetin që gjithë këtë potencial t’ia vëmë në funksion shoqërisë. Së pari, duke ndërtuar urat e besimit aty ku mungojnë, duke i riparuar aty ku i kemi dëmtuar.
Top Channel