Valencia triumfon me përmbysje në derbin me Levanten, në një sfidë spektakolare që prodhoi plot shtatë gola. Në një mbrëmje fantastike, në fund gëzuan të besuarit Jimenes Bordales.

Trajneri Lisci kishte bërë shumë ndyshime nga takimi i fundit me Espaniol, duke ndryshuar gati të gjithë repartin e mrbojtjes dhe në pjesën e parë u krijua ideja se do ishte një sukses i lehtë për ta, teksa shënuan dy herë në pak minuta.

Campania gaboi nga pika e bardhë e penalltisë me Cilesen që u tregua i vëmendshëm dhe kuptoi krahun, por topi i kthyer nga holandezi u kthye tek mesfushroi, i cili në tentativën e dytë nuk gaboi dhe e çoi topin në rrjetë. Më pas ishte Marti, ai i cili shënoi golin e dytë për vendasit, duke bërë që të shpërthente fetsa në shkallët e stadiumit.

Pak pa u mbyllur fraksioni i parë, Guedes shënoi golin e parë për Valencian, duke rihapur sfidën. Pjesa e dytë nisi siç përfundoi e para me ekipin e Valencias që fitoi të drejtën e një 11-metërshi, që u kthye në gol nga Soler, i cili vendosi ekuilirin.

Në të 70-ën ishte sërish Soler, ai i cili mendoi për të bërë përmsbyjen e madhe, duek shënuar dhe goline tretë për Valencian që për të parën herë në këtë sfidë e pa veten në avnatazh. Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Guedesh realizoi edhe golin e dytë personal të mbrëmjes dhe të katërtin për Valencian, që do kishte tepër vlerë, pasi në kohën shtesë Enis Bardhi gjeti rrugën e rrjetës.

Mesfushori shqiptar, i cili luan për Maqedoninë e Veriut, gëzoi pas ndërhyrjes së VAR që konfirmoi golin, pasi asistenti kishte sinjalizuar pozicion të parregullt. Pavarësisht insistimit në sekondat e fundit, Levante del sërish duarbosh, këtë herë në derbi ndaj Valencias e ashtu si një javë më parë mundet me përmsbyje. Pas 18 javësh skuadra e Liscit mbetet në vendin e fundit me vetëm 8 pikë, ndërsa Valencia kalon Barcelonën në renditje duke u pozicionuar në vendin e shtatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA