Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan nuk ka fitues midis Sevilla dhe Barcelona, në sfidën e prapambetur të javës së 4-të në La Liga. Një sfidë e luftuar dhe eominuar në raste nga të besuarit e Xavi-t, por në fund të dyja skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, me dy gola në pjesën e parë.
Në një duel të rnëdësishëm për fatet e sezonit në Spanjë, skuadrat vuajtën edhe mungesat e shumta. Sfida nisi me raste për të dyja skuadrat, por vendasit gjetën avntazhin me Papu Gomez, i cili shënoi pas 32 minutash lojë.
Pas një goditje këndi, argjentinasi konkretizoj një diagonale përfekte dhe duke përfituar nga trafiku i rënduar në mbrojtjen e Ter Stegen. për të shkundur rrjetën e blaugranave. Avantazhi i vendasve zgjati vetëm 13 minuta, sepse në frymën e fundit të fraksionit të parë, Barcelona barazoi fal golit të Araujo i cili shfrytëzoi në maksimum pasimin e Dembele.
Në fraksionin e dytë, skuadrat u treguan kërkuese, ndërsa të besuarit e Lopetegui-t mbeten me 10 lojtarë, pas daljes së Kounde me karton të kuq në minutën e 64-të. Të dy trajnerët provuan të ndryshonin dicka me zëvënndesimet e tyre, por në fund rezultati nuk ndryshoj dhe Barcelona nuk ia doli të shfrytëzonte superioritetin numerik, duke dal nga Sevilla me vetëm 1 pikë.
Një barazim që dërgon ujë në mullirin e Real Madrid që tani kryeson i qetë, me 5 pikë më shumë se Sevilla që mbetet në vendin e dytë me 38 pikë, ndërsa Barcelona shkon në koutën e 28 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa kjo ishte sfida e fundit për këtë vit për të dyja skuadrat.
Top Channel