Kupa e Afrikës do të zhvillohet rregullisht sipas programit nga data 9 janar deri në 6 shkurt të vitit 2022 në Kamerun.
Diçka të tillë e ka konfirmuar presidenti i Konfederatës Afrikane të Futbollit Patrice Motsepe pas takimit që ky i fundit ka patur në kryeqytetin e Kamerunit Yaounde me kreun e shtetit Paul Biya këtë të martë.
“Unë do të mbrrij në Kamerun në datën 7 janar për të luajtur dhe për të parë futboll dhe do të jem në stadiumin Olembe në datën 9 bashkë me familjen time për të ndjekur sfidën Kamerun-Burkina Faso.
Do të jem në Kamerun edhe në 6 shkurt për të dorëzuar trofeun, të cilin miku im Samuel Eto’o mendon se do ta fitojë Kameruni, ndërsa presidenti i Federatës së Senegalit mendon të kundërtën”, deklaroi Motsepe.
Top Channel