“Ajo ka lindur burrë”/ Zonja e Parë e Francës e rrethuar nga skandalet

21/12/2021 22:48

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron planifikon të ndërmarrë veprime ligjore mbi thashethemet e qarkulluara në Twitter se ajo ka lindur burrë dhe jo grua.

Këtë muaj, pretendimet u përhapën në platformën e mediave sociale se zonja e parë e Francës lindi si një burrë i quajtur Jean-Michel Trogneux.

Gruaja 63-vjeçare e presidentit francez Emmanuel Macron tani do të padisë nxitësit e teorisë së konspiracionit, raportoi gazeta me bazë në Paris, “Le Figaro”.

Për disa ditë në mes të dhjetorit, hashtagu #JeanMichelTrogneux ishte në trend në Francë në Twitter, sipas gazetës prestigjoze “Le Figaro”.

Thashethemet nisën kur revista e krahut të djathtë Faits et Documents botoi një artikull në shtator duke pretenduar se kishte kryer një hetim tre-vjeçar ndaj zonjës Macron dhe se teoria e saj u mbështet nga shumë ekspertë, raportoi gazeta franceze “CNews”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA