Vjedhje, armë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, policia e Vlorës arreston dy persona dhe shpall në kërkim një tjetër

20/12/2021 12:43
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për mediat, mësohet se janë arrestuar shtetasit:

 S.Z., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi Gjykata e Apelit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

A.K., 39 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Ndërkaq, policia shpalli në kërkim shtetasin A.F., 25 vjeç, banues në Lezhan, bashkia Selenicë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stanin në pronësi të tij është gjetur një armë zjarri (pushkë), e cila dyshohet të jetë në pronësi të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA