Turqia nis satelitin më të fuqishëm në hapësirë, Erdogan tregon kush e ndihmoi

20/12/2021 15:39

Sateliti i ri turk i telekomunikacionit, Türksat 5B, u lëshua me sukses në hapësirë nga kompania amerikane SpaceX dhe duket se për këtë arritje, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan falendëron pikërisht Elon Muskun.

Raportet në media tregojnë se sateliti i nisur nga Cape Canaveral i Floridës, , do të arrijë pikën e tij orbitale prej 42 gradësh në Lindje në 164 ditë, e më pas nis testimi 45-ditor.

Türksat 5B, i prodhuar me kontribute nga industria vendase e Turqisë  si dhe me ndihmën e Airbus u dërgua nga Franca në SHBA në fund të nëntorit.

Ai konsiderohet si sateliti më i fuqishëm turk deri më tani. Ai është i aftë të transmetoje më shumë se 55 gigabit të dhëna e përveç Turqisë, mund të mbulojë të gjithë Lindjen e Mesme, Gjirin Persik, Mesdheun e një pjesë të mirë të Afrikës.

Erdogan e cilësoi këtë si një tjetër “moment krenarie për Turqinë dhe kombin turk”.

Ne lëshuam në hapësirë satelitin më të fuqishëm dhe me kapacitetin më të lartë të komunikimit të vendit tonë, e për këtë projekt satelitor  zgjodhëm gjithashtu raketën Falcon 9 të Space X”, tha presidenti turk, duke falënderuar ndërkohë Musk dhe kompaninë e tij Space X që nuk u ndikuan, siç tha ai, nga presioni i lobeve” anti-turke”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA