Top Talk/ Alfred Lela shpreh pendesë që është bërë pjesë e protestave të opozitës. Thotë se gazetarët duhet të ruajnë paanësinë

20/12/2021 16:58

Gazetari Alfred Lela i ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel ka shprehur pendesë për pjesëmarrjen në protestat e opozitës, kryesisht te “çadra”.

Lela deklaron se ai ka qenë një gabim i tij, pasi gazetari duhet të ruajë paanësinë.

Për Teatrin kam qenë pa mbërritur PD. Kam shkuar kur kanë qenë aktivistët. Si aktivistët politik e kujtoj veten te çadra, atye kujtoj veten të kapur gafil, aty kam bërë një gabim. Kur i shkon gjërat me ftohtësi i thua vetes se një gazetar duhet të rrijë larg dhe të monitorojë.

Ai ka qenë një gabim dhe pendimi për atë çadër më ka bërë që të mos jem për gjërat e tjera. Berisha ato për të cilat qëndron, i artikulon kanë vlerë, prifti që i thotë mund të ketë dritëhijet e veta. Prirem të besoj parimin e atyre që thotë Berisha”, tha Lela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA