Teksa shkruan për konfliktin e Rusisë me Ukrainën dhe luftën e mundshme atje, revista NewEurope bën gjithashtu një lidhje mes agresionit rus ndaj sovranitetit të Ukrainës, me atë të Serbisë ndaj Kosovës.
Vladimir Putin pretendon se mbrojtja e rusëve etnikë justifikon veprimin ushtarak kundër Ukrainës.
Ndërkohë, qëllimi i tij më i madh global është të përballet me NATO-n dhe të minojë udhëheqjen e SHBA-së për të rikthyer lavdinë e kaluar të Perandorisë Ruse, thuhet në artikull. Amerika duhet të përgatitet për ngacmime ruse në shumë fronte.
Ndërkohë që presidenti Joe Biden është i përqendruar në Ukrainë, një tjetër kërcënim po afrohet në Ballkanin Perëndimor.
Serbia, duke vepruar si përfaqësuese e Rusisë, po intensifikon përpjekjet për të destabilizuar Kosovën, një vend i vendosur pro-amerikan që aspiron anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian.
Putin llogarit se një përshkallëzim i dhunës vdekjeprurëse në Europën Juglindore do të largonte administratën e Bidenit nga një përgjigje e vendosur ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.
Gjatë dekadës së fundit, Moska dhe Beogradi e kanë zgjeruar shumë bashkëpunimin e tyre ushtarak.
Serbia dyfishoi buxhetin e saj të mbrojtjes gjatë tre viteve të fundit në 1.5 miliardë dollarë. Janë shumë para për t’u shpenzuar kur nuk ka kërcënim të jashtëm, vazhdon NewEurope.
Serbia me sa duket po përgatitet për luftë, duke shpenzuar shumë për armë të sofistikuara sulmuese. Ajo bleu avionë luftarakë MIG, tanke T-72 dhe forca të tjera të blinduara nga Rusia, ndërkohë që ka krijuar me Rusinë një të ashtëquajtur një “Qendër Humanitare” në Nish rreth 100 km nga kufiri me Kosovën, që është praktikisht një bazë për operacionet e inteligjencës dhe një terren për operacione speciale, duke përfshirë mercenarët rusë. Kriza më e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi u nxit nga Serbia në shtator të vitit 2021.
Ndërkohë Beogradi gjithashtu intensifikoi mbështetjen e tij për Republikën Srpska, një entitet separatist në Bosnje dhe Hercegovinë.
Top Channel