Senatori tradhton demokratët, bie plani i Joe Bidenit

20/12/2021 11:48

Senatori amerikan Joe Manchin vendosi të mos e mbështesë paketën e Joe Bidenit për investime të brendshme prej 1.75 trilionë dollarësh, çka bën që plani i presidentit amerikan të dështojë.

Nuk mund të votoj në favor të këtij legjislacioni,” tha demokrati i moderuar gjatë një interviste në programin “Fox News Sunday”, duke përmendur shqetësimet për inflacionin.

Sipas Manchin, rritja e borxhit të Shteteve të Bashkuara do të “pengonte në mënyrë drastike” aftësinë e vendit për t’iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit dhe kërcënimeve gjeopolitike.

Kolegët e mi demokratë në Uashington janë të vendosur ta transformojnë në mënyrë dramatike shoqërinë tonë në një mënyrë që e lë vendin tonë edhe më të ekspozuar ndaj kërcënimeve me të cilat përballemi,” u shpreh ai.

Unë nuk mund ta marr përsipër rrezikun që paraqet një borxh marramendës prej më shumë se 29 trilion dollarësh dhe taksat e inflacionit që janë reale dhe të dëmshme për çdo amerikan” të thjeshtë, shtoi Manchin.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, se ky ishte një ndryshim i papritur dhe i pashpjegueshëm të pozicionit e tij dhe një shkelje të angazhimeve të tij ndaj Presidentit dhe kolegëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se legjislacioni do të rriste çmimet e mallrave të konsumit në Shtetet e Bashkuara, më të lartat në gati katër dekada, ose se do të rriste borxhin afatgjatë të vendit, që aktualisht është mbi 29 trilionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA