Një skenar i publikuar muaj më parë parashikonte një pushtim ushtarak rus në shkallë të gjerë i Ukrainës, që përfshinte rreth 130,000 personel ushtarak, kryesisht nga njësitë e kombinuara ushtarake 20-të dhe tetë.
Parashutistët nga divizionet 76 dhe 96 të forcave ajrore kalonin kufirin ukrainas nga veriu ndërsa nga juglindja, divizionet e sulmeve ajrore, përfshirë atë shtatë dhe 106-të, lëviznin për të marrë nën kontroll rajonet pro-ruse Donetsk dhe Luhansk, e më pas, zhvendosen nga perëndimi, deri në periferi të Dnipros, një qytet tjetër i madh. Njësi më të vogla, të operacioneve speciale, të njohura si spetsnaz, dislokohen po ashtu me shpejtësi.
Të gjitha pikat e kontrollit të hekurudhës që çojnë në kufijtë e Ukrainës, mbushen me personel ushtarak; njësitë e avancimit ecin përpara së bashku me regjimente me mijëra trupa përgjatë 10 ditëve. Qëllimi? Marrja nën kontroll e pjesëve të Ukrainës, për t’i përfshirë ato në shtetin rus. Ky skenar ishte pjesë e një stërvitjeje ushtarake imagjinare të kryer nga Rand Corporation, një institut amerikan.
Instituti ka marrë në analizë edhe sesa kohë mund të qëndrojnë forcat e armatosura të Ukrainës kundër një force të madhe ushtarake dhe të fuqishme si ajo që ka Rusia. Ushtria ukrainase për vite me radhë nuk është financuar sa duhet e është goditur nga korrupsioni dhe personeli më i mirë është detyruar të largohet.
E pajisur me armë të vjetra sovjetike dhe pajisje të tjera ushtarake të vjetruara, Ukraina ka kërkuar që të përmirësojë armatimet e saj dhe gjatë shtatë vjetëve të fundit, SHBA-ja është bërë furnizuesja e vetme e madhe e armëve për këtë vend. Megjithatë, shumica e armatimit dhe pajisjeve ushtarake, megjithatë vazhdojnë të jenë të vjetra.
Forcat ajrore të Ukrainës përbëhen nga një flotë e vogël helikopterësh sovjetikë dhe avionë të vjetër luftarakë, efektiviteti i të cilëve është i dyshimtë dhe ka të ngjarë që ato të shkatërrohen shumë shpejt në rast të një pushtimi të madh rus, vlerësojnë ekspertët.
Top Channel