“Nuk kam përse ta pastroj unë!”, Einxhel ankohet për papastërtinë në tualet
20/12/2021 19:55
“Debatet për punët e shtëpisë duket se nuk do të marrin kurrë fund në shtëpinë e “BBV”.
Ka qenë Einxhel ajo e cila mbasditen e sotme është ankuar për neglizhencë të theksuar në pastrimin e tualetit.
“Tualeti ka pesë ditë i palarë. Nëse të gjithë do të bënin detyrën e tyre atëherë unë nuk do detyrohesha të lodhesha shumëfish”,-tha ajo e revoltuar.
Ndërkaq ishte Sarah e cila i replikoi këtyre akuzave duke thënë: Ti je e para që thua që nuk i përmend punët dhe ndërkaq po i përmend.
Banorët duket se kanë ende shumë punë për tu organizuar dhe përshtatur maksimalisht me njëri-tjetrin.”
Top Channel