Musk: Do të paguaj taksa në vlerë të 11 miliardë dollarëve këtë vit

20/12/2021 22:49

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, ka thënë se do të paguajë taksa në vlerë të 11 miliardë dollarëve këtë vit.

Musk është bërë pjesë e një debati publik në rrjetet sociale, rreth asaj se sa paguan taksat e shtetit.

Më herët gjatë kësaj jave, senatorja amerikane, Elizabeth Warren, ka thënë përmes një postimi në Twitter se Musk duhet që të ndalet edhe të mos fitojë pa asgjë në kthim.

“Për të gjithë ata që hamendësohen, unë do të paguaj 11 miliardë dollarë taksa këtë vit”, është përgjigjur miliarderi.

Musk, themeluesi i kompanisë së makinave elektrike, Tesla dhe asaj për pajisje hapësinore SpaceX, është bërë njeriu më i pasur në botë vitin e kaluar.

Sipas Indeksit të Bloombergut, pasuria e tij kap vlerën e 243 miliardë dollarëve.

Javën e kaluar Musk është shpallur Personi i Vitit nga revista Time.

Kjo gjë e ka shtyrë senatoren Warren që të kërkojë kryerjen e obligimeve për taksa.

Presidenti amerikan, Joe Biden mbështet rritjen e taksave për personat shumë të pasur, ndonëse legjislacionet për këtë gjë janë të bllokuara në Kongres./ Rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA