Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bëri me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në fund të mbledhjes, Krifca tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje hapet për herë të parë eksporti për produktet blegtorale, si dhe evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fidosanitare, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla, në bazë të reciprocitetit. Njihen për herë të parë certifikatat e veterinarisë shëndetësore dhe fidosanitare. Njihen dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar, duke hequr një kosto të shtuar për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare. Kështu, evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare, duke bërë kontroll në doganën më të afërt me vendet e destinacionit. Marrëveshja nënkupton dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale.

Më 2022 ne kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes, që shkon në 7.1 miliardë lekë. Qëllimi është rritja e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë, që ato të dalin jo vetëm në treg, por edhe në tregjet rajonale”, tha ministrja Krifca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA