Gazetari Alfred Lela shprehet se priret që të besojë deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, si rasti i ‘nëse kreu i PD-së humbet zgjedhjet do dorëhiqet’. Sipas tij këto duhet të ishin thënë me kohë, por më mirë vonë sesa kurrë.
Këtë deklaratë ai e bëri i ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel me Denis Dyrnjanë, ku shtoi se për të është më i mirë ky proces që po ndodh, sesa gjendja në të cilët kishte rënë PD-ja.
“Berisha ato për të cilat qëndron, i artikulon kanë vlerë. Unë prirem të besoj parimin e atyre që thotë Berisha. Se mund të themi pse i thotë Berisha këtyo tani, por më mirë tani se sa kurrë.
Politika ka goditje nën brez, ka dëme anësore, ka njerëz që u krijon iluzione sikur çfarë po ndodh, por për mua është më i mirë ky proces që po ndodh sesa fjetina e repartit të madh që nisej dhe nuk shkonte në asnjë luftë siç ishte shndërruar PD-ja. Më mirë përzjerja e ujërave”, tha Lela.
Top Channel