“Hapa dhe gjurmë” titullohet ekspozita e çelur në ambientet e brendshme të Shkollës Artistike “Jordan Misja” në Tiranë, me rastin e 75 vjetorit të themelimit të një prej institucioneve më të rëndësishme të artit në vend.

Janë 35 punime të mësuesve aktualë, të realizuara në kohën kur ata vetë ishin nxënës të kësaj shkolle.

Hermon Madhi: Quhet “Hapa dhe gjurmë”, sepse këto vizatime pasqyrojnë hapat e hedhura nga mësuesit, por edhe gjurmët që kanë lënë ata tek nxënësit dhe jo vetëm.

Ka qenë e vështirë të ruheshin këto vizatime që janë një aset për Liceun me një histori që i ka fillesat në vitin 1946, pra dy vjet pas përfundimit të luftës.

Vizatimi më i vjetër është portreti i burrit me veshje Labërie, ndërsa më të fundit janë ato të realizuara në 2009. Idenë e nxjerrjes në ankand na e dhatë ju, por nuk besoj se do t’i shesim, pasi kanë më shumë peshë e vlerë këtu në shkollë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA