Francë, gjashtë fëmijë morën dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID

20/12/2021 22:52

Në qendrën e vaksinimit në Le Mans në Francë  gjashtë fëmijë të moshës 5 deri në 11-vjeç kanë marrë dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e Agjencisë shëndetësore rajonale Pays de la Loire dhe guvernatorit Sarthe thuhet se 6 fëmijët morën vaksina dhe doza të ndryshme nga se nevojitej.

Në njoftim theksohet se fëmijët morën sasi më të madhe të vaksinës se sa ishte vendosur.

Pasi është vërejtur gabimi, familjarët e fëmijëve janë njoftuar për efekte të mundshme anësore si temperaturë dhe dhimbje.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Jean Castex vizitoi qendrën e vaksinimit dhe bisedoi me njerëzit, shumica e të cilëve erdhën për një dozë shtesë.

Top Channel