I dyshuari kryesor për atentatin me eksploziv ndaj Indrit Sadedinit të dielën në Vlorë është një person që është kapur nga kamerat e sigurisë të bëjë lëvizje të dyshimta para shpërthimit.

Ai ka ardhur rreth zonës disa herë me motor dhe kapuç në kokë përpara se Sadedini të zbriste nga makina e blinduar e t’i drejtohej apartamentit të tij. Shihet të hedhë përtokë një send të dyshimtë të mbuluar me kuti kartoni 15 minuta para atentatit.

Autorët i kanë ditur mirë lëvizjet e shënjestrës së tyre si dhe itinerarin që përshkonte çdo ditë pasi mbyllte mjetin në garazh. Lënda plasëse mund të ketë qenë mbi 300 gramë dhe të jetë aktivizuar me telefon ndërsa autori e ndiqte lëvizjen e objektivit jo më shumë se 100 metra larg vendngjarjes.

Policia ka shoqëruar dhjetëra vetë në komisariat për të mësuar nëse kanë dijeni për ngjarjen. Në orët e mbrëmjes pa sukses doli dhe kontrolli me postblloqe që blindoi Vlorën në kërkim të autorit, mbi të cilin më shumë të dhëna po kërkohen nga pamjet e kamerave të sigurisë, kur pas sulmit mund të ketë hequr edhe maskimin me kapuç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA