Emigrantët festojnë në Shqipëri! Fluks i lartë i hyrjeve në portin e Durrësit
20/12/2021 15:13
Fundjava që lamë pas ka shënuar një fluks të hyrjeve në vend nga Italia në portin e Durrësit, pavarësisht kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë.
9 tragete kanë lundruar përgjatë fundjavës nga porti i Durrësit drejt brigjeve italiane dhe anasjelltas, duke regjistruar kështu nisjen e lundrimeve vajtje-ardhje brenda ditës edhe për këtë sezon festash.
Sipas tē dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë datës 18 dhe 19 dhjetor 2021 kanë udhëtuar me tragete 5221 pasagjerë, 4184 prej tyre në hyrje dhe 1037 në dalje. Sipas APD-së, janë marrë të gjitha masat nga institucionet dhe operatorët në port, për përpunimin në kohë të tyre, pa krijuar vonesa.
Top Channel