Në një prononcim për mediat, kreu i parlamentit serb Ivica Dacic pohoi se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë.
Kjo, sipas Daçiçit është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.
“Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, ka thënë ai sipas Novostit, duke theksuar se kundër kësaj iniciative janë vetëm “ata që kundërshtojnë bashkëpunimin”.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç qëndron në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.
Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që ta presin me protesta kreun e shtetit serb. “Ballkani Hapur” vazhdon të kundërshtohet nga Kosova, që e shikon si nismë kundër interesave të saj, e publikisht, ajo nuk është mbështetur as nga partitë opozitare në Parlamentin e Kosovës.
Top Channel