Teksa kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja këmbëngul se prokurorët nuk bëjnë revolucion, por flasin me prova, ndërkombëtarët vazhdojnë ta  mbështesin strukturën antikorrupsion, jo vetëm duke u rënë këmbanave ndaj të fortëve, por njëherazi duke e vlerësuar SPAK-un si ndryshuesin e lojës.

Pavarësisht se me ngadalë frika ka kaluar nga ana tjetër, sepse frika ishte në anën e prokurorëve dhe gjyqtarëve që ishin nën trysninë e politikanëve dhe kriminelëve. Frika tashmë po kalon në anën tjetër, tek ata që kanë filluar ta kuptojnë që mund të mos jenë më të mbrojtur dhe duhet të përballen me drejtësinë”, tha ambasadori Sorecca.

Si çdo takim me prokurorët e posaçëm ,edhe certifikimi i 28 hetuesve të BKH që u krahasuan me FBI-në amerikane, u shfrytëzua për të dhënë mesazhe për SPAK duke nisur besimi, rënia, heronjtë, frika dhe fundi i pandëshkueshmërisë.

Jini krenarë se po bëheni heroi i fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve. Ata që kishin menduar se kurrë nuk mund të kapeshin apo të arratiseshin e kurrë nuk do të jepnin llogari për krimin e tyre, atyre ditëve po u vjen fundi. Ju jeni heroi i fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve dhe shpresa e këtij vendi. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur por ne do të vazhdojmë të bëjmë përpara hap pas hapi dhe kur të biem do të ngrihemi sërish. Kur të shikojmë që kolegët tanë të bien do ti ndihmojmë që të ngrihen. Pika kyçe është që të ngrihesh në këmbë që të vazhdosh të ecësh përpara pavarësisht se çfarë thonë të tjerët”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA