Një zë të rëndësishëm në projekt buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2002 e zënë projekte novatore si hapja e qendrave të tjera të teknologjisë sic është ajo Tumo. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj zhvilloi një bisedë me përfaqësues të organizatve rinore dhe ekspertë të fushes së inovacionit.
“Ne ndërtuam 8 godina në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nga te cilat dy godina na duhen për studentët, kurse 6 ndërtesat e thera do t’ia kushtojme projekteve per reknologjine. Njera prej tyre eshte projektuar si hapësirë për Nanoteknologjinë. Arben Markoçi është një ndër mendjet e bukura gjeniale, që drejton programin e kërkimit në Nanoteknologji në Akademinë e Shkencave të Katalonjës, Barcelonë. Ky potencialisht është projekti i parë për nanoteknologjinë ku jam shpresëplotë se do funksionojë mirë”, tha Veliaj.
I gjithë programi shkollor po orientohet drejt teknologjisë, që në ciklin e ulët.
“Duke filluar nga viti tjetër, qeveria ka marrë një vendim, siç fillojmë me anglishten në klasë të parë, do fillojmë edhe me kodimin që në klasë të parë. Ushtrimi ka qenë kyç në këtë, sepse na ka dëshmuar një projekt pilot, ku, ti thua, siç mëson abc e 1,2,3, mund të mësosh edhe “Java”, derisa të vijne ne moshën për Tumon, Softëare Development Academy dhe shkollen Holberton”, tha Veliaj.
Ndër projektet e tjera që gjithashtu i vijnë në ndihmë zhvillimit të qytetit përmes teknologjisë, Veliaj përmendi domosdoshmërinë e ngritjes së një agjencie për transportin publik pasi sipas tij nuk mund te mbetemi vetëm një drejtori që kontrollon licencat.
“Ne duhet të jemi një autoritet i mirëfilltë që i bën detyruese disa vendime, siç mund të jetë vendimi për GPS, i cili mund të jetë edhe “open source”, pra që të kesh edhe ti akses dhe kushdo tjetër që do të bëjë një aplikacion”, tha Veliaj.
Top Channel