Braçe: Abuzim me çmimet në treg. Tatimet të godasin abuzimet në tregje

20/12/2021 15:16

Çmimet po rriten në mënyrë abuzive duke dëmtuar rëndë qytetarët dhe fermerët.

Alarmin e ka ngritur ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe nga foltorja e parlamentit, ku ka kërkuar ndërhyrje emergjente nga autoritetet për të ndalur abuzimet që sipas tij nuk vijnë vetëm si rrjedhojë e konjukturave ndërkombëtare, që në nëntor bënë që inflacioni të kapërcente objektin e bankës qendrore.

 “Përtej inflacioni që e ka tejklauar targetin prej 3%, natyrisht në treg ka një abuzim të llahtarshëm të çmimeve  në kurriz të qytetarëve dhe në kurriz të këtyre njerëzve që ne nga Kuvendi me bujari po u kthejmë pas investimin e tyre. Abuzimi që po ndodh sot me çmimet veçanërisht me çmimet e produkteve bujqësore e blegtorale ka efekt sepse bie mbi konsumatorin dhe ka taposur tregun dhe po lë stok produktet e bujqërve tanë. Po i sjell dëme qytetarëve, pensionistëve dhe shtresave më vulnerabël. Duhet të merren tatimet dhe të godasin abuzimet në tregje. Niseni me tregun agroushqimor të Tiranës, një monopol i pastër.”

Deputeti socialist Braçe ka kërkuar më shumë mbështetje për bujqësinë pasi sipas tij me hyrjen në fuqi të paketës fiskale të kontestuar fort prej tij, fermerët do të përballen me çmime të larta të inputeve bujqësore.

“Bujqësia ka akoma më tepër nevojë për para publike, ne duhet ta vendosim që bujqësia të marrë më shumë fonde. Është tani dhe do të jetë nga janari e tutje nën agresionin e çmimeve të inputeve bujqësore. Secili nga inputet bujqësore po shkon nga 100 lekë e më tepër për kg.”

Duke nisur nga viti i ardhshëm TVSH për kompensimin e fermerëve nga 6% që është aktualisht do të zerohet, teksa inputet bujqësore për fermerët do të taksohen me 10%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA