Vlorë/ I dënuari me ‘arrest shtëpie’ thyen masën e sigurisë! Në tentativë për tu arratisur përplas një mjet, kapet nga policia

19/12/2021 20:30

Qyteti i Vlorës ka qenë sot në qendër të vëmendjes së opinionit publik sa i përket kronikës së zezë. Kështu vetëm pak minuta më parë një person i dënuar me arrest shtëpie ka thyer masën e sigurisë duke dalë nga banesa.

Pasi policia e ka pikasur e ka ndjekur me makinë, ndërkohë qe për t’ju larguar policsë ka aksidentuar një tjeter automjet.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa personi në fjalë është arrestuar nga policia Vlorës.

Sakaq sot një të riu iu bë atentat. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të Lungomares dhe shënjestër ishte 34-vjeçari Indrit Sadedini.

Prej kohësh Indrit Sadedini lëvizte me makinë të blinduar, ndaj duket se atentatorët e kanë vëzhguar duke e vendosur eksplozivin në rrugën që do ta çonte te pallati, të fshehur në një kuti kartoni që është aktivizuar nga larg me telekomandë kur ai kaloi në këmbë pranë saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA