Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Lionel Messi dhe Achraf Hakimi dy prej afrimeve të mëdha të PSG në merkaton e verës së shkuar, ende nuk janë përshtatur si duhet me mekanizmat e lojës së skuadrës së drejtuar nga Mauricio Pochettino.
Gjithsesi Marco Verrati lideri i mesfushës së skuadrës pariziene ka bindjen se shumë shpejt Messi dhe Hakimi do të përshtaten plotësisht me PSG-në dhe loja e tyre do të vijë në rritje, duke qenë një plus i madh për skuadrën.
“Është e vërtetë që me rolin tim duhet të kuptoj më shpejt lojën e prurjeve të reja dhe të rris cilësitë e tyre. Të gjithë e njohin Messin apo Hakimin, por në fushë është tjetër gjë. Nuk është e vështirë të luash me këtë lloj lojtarësh.
Është e lehtë të bësh një pasim te Mbappé sepse edhe nëse e jep shumë gjatë, ai e rikuperon me shpejtësinë e tij. Është e lehtë t’i pasosh Messit, i cili mund të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm me këmbët që ka. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se këtyre lojtarëve u duhet vetëm kohë për të ndërtuar diçka kolektive dhe jam i sigurt se do të ndodhë së shpejti”, theksoi Marco Verrati.
Top Channel