Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shembja e një ure në një bulevard në provincën qendrore të Kinës, Hubei.
Një pjesë prej rreth 500 metrash e urës, e cila mbahej mbi këmbëza të mëdha betoni, u shemb. Një pjesë e urës u shemb në një autostradë, ku tre kamionë ranë nga ura.
Rrjeti televiziv CCTV bëri të ditur se tragjedia ka ndodhur në orën 08:36 të mëngjesit (me orën shqiptare) dhe ende nuk janë zbardhur shkaqet.
Ministria e Transportit e Kinës tha të shtunën se kishte dërguar specialistë në Hubei për të ndihmuar me pasojat e aksidentit, ndërsa udhëzoi shërbimet lokale të transportit për të monitoruar situatën dhe për të kryer operacione emergjente shpëtimi.
Ndërkohë të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa autoritete janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel