Mutacioni Omicron ka nisur të krijojë situatë të vështirë në shumë shtete në Europë, aq sa kanë rritur kufizimet. Ndërkohë që Omicron mund të ketë mbërritur edhe në Shqipëri, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, mjekët u kërkojnë qytetarëve që të vaksinohen sa më parë në mënyrë që të mos manifestohen simptoma të rënda.

Covid-19 po riinfekton si ata që e kanë kaluar më parë sëmundjen dhe kanë mbrojtje natyrale ashtu edhe ata që kanë marrë dy doza vaksinë.

Qytetarët janë duke neglizhuar simptomat pasi diagnostifikohen duke e quajtur një virozë të stinës apo grip, duke e përhapur më shumë virusin në popullatë.

Në Shqipëri askush nuk i respekton masat kufizuese, maskat në ambiente të mbyllura nuk mbahen nga qytetarët, por edhe autoritetet që duhet të kontrollojnë zbatimin e tyre nuk duken as nëpër qendra tregtare, supermarkete apo vende të tjera ku grumbullohen shumë njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA