Ministri i Brexit, Lord Frost, ka dhënë dorëheqje nga kabineti, raporton “Mail on Sunday”.

Lord Frost, i cili ka udhëhequr negociatat me BE-në, thuhet se javën e kaluar ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeministrit britanik, Boris Johnson. Por “Mail on Sunday” raporton se ai do të qëndronte deri në janar.

Gazeta raportoi se ajo që nxiti vendimin e Lord Frost-it ishte futja e masave të koronavirusit të planit B, duke përfshirë zbatimin e certifikatave të koronavirusit.

Gjithashtu thuhet se ai ishte zhgënjyer nga rritja e taksave dhe kostoja e politikave neto zero.

Ai kohët e fundit është përfshirë në raunde të tensionuara bisedimesh me nënpresidentin e Komisionit Evropian Maroš Šefčovič, ndërsa Britania e Madhe dhe BE-ja përpiqen të mbyllin boshllëqet në marrëveshjet pas Brexit.

 

Top Channel