Edhe pse jeta ne perditshmerine e saj nuk te le te kuptosh pervec shtimit te maskave se Britania eshte ne nje nivel te ri infektimesh, per shkak te shtames Omicron, ne qarqet politike dhe shkencore po shtohet presioni ndaj qeverise per nje lockdown te ri per dy jave per te nderprere ciklin e infektimeve.
Numri nje i Shendetesise ne vend deklaron se qeveria do duhet te veproje, pasi me pas do jete shume vone, edhe pse kryeministri Johnson duket se po kundershton keshillat e specialisteve perpara Krishtlindjeve, kjo edhe per shkak te revoltes se deputeteve te tij ne parlament ndaj masave shtrenguese, te cilat u miratuan vetem me mbeshtetjen e opozites laburiste, e cila per Lockdown ende nuk eshte shprehur se c’qendrim do mbante.
Rastet me Omicron pritet te shkojne ne dy milione raste ne dite ne periudhen e Vitit te Ri. Spekullimet ne media flasin se frenat e dores do perdoren pas 25 Dhjetorit kur vendimi per lockdown do mund te njoftohet me 26 dhjetor.
Edhe pse te dhenat per super-shtamen e Omicronit jane ende te paqarta, shtimet ne spitale kane shkuar ne 85 veta, nderkohe profesori Neil Ferguson, i cili njihet tashme pas pandemise me llagapin, “Profesor Lockdown-I”, thote se shumica e te infektuarve me Omicron ne Britani nuk do semuren rende, pasi jane te mbrojtur nga imuniteti qofte i vaksines, qofte ai nga infektimet e meparshme me Covid. Ministri britanik i Shendetesise Xhavid tha se 10 per qind e popullise ose me shume se 5 milione britanik ende nuk jane vaksinuar dhe 9 nga 10 prej atyre qe kane nevoje per kujdes shendetesor neper spitale jane persona te pavaksinuar.
Top Channel