Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë. Si pasojë e daljes nga rruga të mjetit kanë mbetur të plagosur tre të rinj.
Shoferi 18-vjeç dhe pasagjerët 15-vjeç e 14-vjeç janë transportuar në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Raportohet se 14-vjeçari është në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rrëndë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel