“Kam ardhur të marr të sëmurin, po s’di nga t’ia mbaj”/ Qytetari: 10 ditë që ka rënë borë dhe rruga nuk është pastruar

19/12/2021 18:13

Një qytetar i bllokuar në fshatin Benë në Elbasan, ka denoncuar në Ti Raporton faktin se rruga ishte e bllokuar dhe ai nuk kalonte dot për të marrë një person të sëmurë.

Ai thotë se edhe pse ka 10 ditë që ka rënë dëborë fadromat nuk e kanë pastruar rrugën.

Ndodhemi në fshatin Benë kam ardhur për të marrë një të sëmurë po nuk kaloj dot nga dëbora, ka 10 dite që ka rënë borë dhe akoma nuk është pastruar bravo shtetit shqiptar

Unë kam një prë që pres, dhe do flej këtu sot më duket, i sëmuri po shpëtoi mirë, unë skam nga tia mbaj”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA