Edhe pse jeta në përditshmërinë e saj nuk të lë të kuptosh përveç shtimit të maskave se Britania është në një nivel të ri infektimesh, për shkak të shtamës Omicron, në qarqet politike dhe shkencore po shtohet presioni ndaj qeverisë për një lockdoën të ri për dy javë për të ndërprerë ciklin e infektimeve.
Numri një i Shëndetësisë në vend deklaron se qeveria do duhet të veprojë, pasi më pas do jetë shumë vonë, edhe pse kryeministri Johnson duket se po kundërshton këshillat e specialistëve përpara Krishtlindjeve, kjo edhe për shkak të revoltës së deputetëve të tij në parlament ndaj masave shtrënguese, të cilat u miratuan vetëm me mbështetjen e opozitës laburiste, e cila për Lockdoën ende nuk është shprehur se ç’qëndrim do mbante.
Rastet me Omicron pritet të shkojnë në dy milionë raste në ditë në periudhën e Vitit të Ri.
Spekullimet në media flasin se frenat e dorës do përdoren pas 25 Dhjetorit kur vendimi për lockdoën do mund të njoftohet më 26 dhjetor.
Edhe pse të dhënat për super-shtamën e Omicronit janë ende të paqarta, shtimet në spitale kanë shkuar në 85 veta, ndërkohë profesori Neil Ferguson, i cili njihet tashmë pas pandemisë me llagapin, “Profesor Lockdoën-I”, thotë se shumica e të infektuarve me Omicron në Britani nuk do sëmuren rëndë, pasi janë të mbrojtur nga imuniteti qoftë i vaksinës, qoftë ai nga infektimet e mëparshme me Covid. Ministri britanik i Shëndetësisë Xhavid tha se 10 për qind e popullisë ose më shumë se 5 milionë britanikë ende nuk janë vaksinuar dhe 9 nga 10 prej atyre që kanë nevojë për kujdes shëndetësor nëpër spitale janë persona të pavaksinuar.
Top Channel