Basha s’njeh referendumin e Berishës/ Kuvendi Kombëtar vendosi përjashtimin e Sali Berishës nga organet e partisë

19/12/2021 00:58

Lulzim Basha e injoroi rezultatin e referendumit të Sali Berishës ku rreth 44 mijë demokratë votuan pro shkarkimit të tij.

“Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit dhe Këshillit Kombëtar. Rrugët e Berishës me organet e Partisë Demokratike janë ndarë. Ai mund të ngjitë e zbresë shkallët dhe të krijojë celula antiamerikane”- tha Basha

Kryedemokrati tregoi se cila është vija e kuqe që duhet të shkelë Sali Berisha për tu përjashtuar nga partia që 31 vite më parë e themeloi.

“Do jetë anëtar deri në momentin që do shohim nga veprimet e tij që do cënojë interesat e PD, deri tani ka qenë vetëm qesharak”- vijoi Basha.

Akuzave se mbrohet me gardist dhe efektivë të RENEAS ju përgjigj me ironi ndërsa nuk harroi të thumbojë dhëndërrin e Berishës.

“Të thërrasësh referendum se do të hipësh në pushtet, por në fakt hipën në veturën e kryetarit është paska tallje me demokratët.Ky i RENEAS ky i Gardës. Mirë është të ç’lirohet nga stresi”- u shpreh kryetari i PD.

Lulzim Basha premtoi se të dielën do bëhen publike emrat e 5 mijë 4 delegatëve për të hedhur poshtë akuzat se në Pallatin e Kongreseve kishte më pak ulëse se delegatë të deklaruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA