Vala e pestë e koronavirusit dhe intensiteti i lartë i rasteve të reja me COVID-19, ka shtyrë autoritet zvicerane që të shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia.
Po ashtu do të ashpërsohen masat kundër atyre që ende nuk janë vaksinuar. Masat e reja vijnë pasi autoritet parashikojnë se varianti Omicron është më ngjitës se variantet e mëparshme.
“Vetëm ata që janë të vaksinuar ose kuruar do të kenë qasje në hapësirat e brendshme, në restorante, institucione kulturore dhe ambiente sportive”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Federal. Tubimet private do të kufizohen në vetëm 10 persona.
Shumica dërrmuese e pacientëve në kujdesin intensiv në Zvicër, janë të pavaksinuar. Ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset, tha se “numri është trefishuar në muajin e fundit”. Më shumë se 66 për qind e popullsisë prej 8.6 milionë banorësh të Zvicrës është vaksinuar, me vaksinat Pfizer dhe Moderna.
Top Channel