Tirana “zien” nga PD-ja/ Meta ‘hesht’, ja ku e kalon fundjavën

18/12/2021 16:59

Dy ngjarje paralele, krejt të kundërta me njëra-tjetrën, po zhvillohen këtë të shtunë në familjen e demokratëve.

Që në orën 08:00 ka nisur votimi në referendumin e thirrur nga Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës. Nga ana tjetër, po zhvillohet Kuvendi Kombëtar, këtë herë i thirrur nga Lulzim Basha që ka si moto “PD zgjedh të ardhmen dhe Shqipërinë”.

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë të qëndrojë në heshtje për zhvillimet politike dhe të kalojë ditën në një prej resorteve më të mëdha dhe më modern në periferi të Tiranës.

Në rrjete sociale, Meta postoi një foto nga “Eqous Resort” teksa qëndronte krah menaxherit Adriatik Llangozi, i cili prej gati dy dekadash menaxhon restorantet më të famshëm në Shqipëri.

“Me Tikun”, shkruan Meta, i cili duket i veshur sportiv dhe gati për të shijuar fundjavën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA