Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Southamptoni krenohet me Armando Brojën. Klubi jugor anglez ka postuar dy statuse, në Twitter dhe Instagram, duke lartësuar figurën e sulmuesit shqiptar. Në të parin, klubi anglez shkruan: “Mbajeni mend këtë emër!
” Postim të cilin e ka komentuar me një zemër vetë futbollisti kuqezi. Në statusin e dytë, në Instagram, “Shenjtorët” theksojnë faktin që sulmuesi shqiptar është i vetmi 20-vjeçar (ose më i vogël) që ka mundur të shënojë 4 gola në këtë sezon të Premier League-s. E të mendosh që në vetëm gjashtë raste është aktivizuar titullar.
Golin e parë e shënoi në portën e Leedsit (1-0) më 16 tetor, më pas gjeti rrjetën në barazimin e një jave më vonë, 2-2 përballë Burnley-t. Instiktin e “bomberit” e shfaqi në ndeshjen e barazuar 1-1 ndaj Brightonit dhe së fundmi kundër Crystal Palace, në transfertë (2-2). Interesant fakti që Broja sa herë shënon i jep pikë skuadrës së tij. Në total, Southamptoni ka fituar gjashtë pikë falë golave të Brojës.
Top Channel