Gjermania i “shpall luftë” Russia Today, bllokohet media ruse

18/12/2021 17:53

Rregullatorët gjermanë kanë nisur procedura kundër medies të financuar nga Rusia, RT për transmetim në Gjermani pa licencë.

RT DE, një kanal në gjuhën gjermane i RT-së, filloi transmetimin satelitor në Gjermani në 16 dhjetor, duke përdorur një licencë të dyshimtë serbe, deklaroi rregullatori i medias në Berlin, MABB. Gjermania nuk u jep licenca për transmetim medieve të huaja që financohen nga shteti, edhe pse RT DE lejohet që të ketë zyrë në kryeqytetin gjerman. RT, që më herët njihej me emrin Russia Today, është një media që vazhdimisht është kritikuar në Perëndim dhe është cilësuar si burim i Kremlinit për propagandë, për një kohë të gjatë mundohet që të zgjerohet me kanale televizive në gjuhën gjermane, por nuk ka licencë për të përdorur sinjalet tokësore dhe satelitore për transmetim në Gjermani.  Megjithatë, ajo publikon artikuj në ueb-faqen e saj dhe aty ka edhe shërbime të transmetimit online.

Sakaq, partneri i RT DE-së, TV Novosti ka marrë një licencë në Serbi, pasi dështoi që të marrë një të tillë në Luksemburg. “Për këtë program, nuk është aplikuar për licencë për transmetim dhe as nuk është dhënë një licencë e tillë nga MABB”, tha rregullatori për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kanë nisur procedurat ndaj RT DE dhe kjo media ka kohë deri në fund të vitit që të përgjigjet. Procedura të tilla mund të çojnë në ndalimin e këtij kanali apo gjobë deri në 500,000 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA