Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (FDA) në Shtetet e Bashkuara thotë se shumica e të infektuarve me variantin Omicron janë të vaksinuar plotësisht.
Autoriteti Shëndetësor tha se nga 43 raste të konfirmuara aktualisht me variantin Omicron, 34 janë të vaksinuar me dy dozat. Madje, 1/3 e të infektuarve kanë marrë edhe dozën e tretë përforcuese të vaksinës anti-covid.
Edhe pse shifrat e të infektuarve me variantin Omicron janë të vogla, ato e shtojnë shqetësimin se vaksinat aktuale ofrojnë më pak mbrojtje ndaj variantit tepër ngjitës.
Varianti Omicron është raportuar në më shumë se 20 shtete të ShBA-së deri më tani, pasi u identifikua fillimisht në jug të Afrikës në fund të muajit nëntor. Shumica e rasteve me Omicron në SHBA raportohet se kanë vetëm simptoma të lehta, përfshirë kollën dhe këputjen.
Top Channel