Kryetari i PD ka dalë në konferencë për mediat nga selia blu pas mbledhjes së Kryesisë, duke komentuar faktin se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi hipi sipër makinës së Bashës të parkuar në oborrin e selisë së PD.
Basha: Ka pasur edhe ndonjë dëm siç më thonë që paska pasur një dëm ndaj veturës që merr Partia Demokratike me qera për kryetarin, por në fund të fundit këto janë dëme kolatetale dhe e vetmja gjë që mund të them është të thërrasësh referendum se do hipësh ne pushtet dhe të hipësh në veturën e kryetarit të Partise Demokratike është paksa tallje me demokratet. Jam i bindur që demokratet e kuptojnë si të tille.
Nëse nesër do të ketë një referendum për të shkarkuar Blinken dhe pasnesër për të shkarkuar Biden, të gjithë e kuptojmë që është një tallje e madhe. Ndonëse kemi bërë një ndalje me të kaluarën, nuk më çliron nga keqardhja për nivelin kaq poshtë ku ka rënë i zoti i ashtu quajtur referendum.
Top Channel