Çdo anëtari të PD-së që voton për shkarkimin e Bashës i fotografohet ID-ja si element transparence

18/12/2021 11:42

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka vendosur që për arsye transparence të fotografohet karta e identitetit të çdo votuesi në referendumin që po mbahet për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së.

Prej orës 08:00 të së dielës, anëtarët e Partisë Demokratike kanë nisur të marrin pjesë në referendumin për shkarkimin e kreut të partisë, Lulzim Basha.

Referendumi është thirrur pas Kuvendit të mbledhur nga firmat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Procesi i votimi në të gjitha degët e PD-së në rrethe pritet të përfundojë në orën 17:00.

Në të gjithë vendin janë 106 qendra votimi. Në qarkun e Tiranës janë 22 qendra, ku në qendrën nr.2 ka votuar dhe ish-kryeministri Berisha.

Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi. Ndërsa anëtarë janë: Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA